800 mln euro investime në ndërtim për 3 vite në Tiranë, Bushati: Para kriminale - Bota Sot
800 mln euro investime në ndërtim për 3 vite në Tiranë, Bushati: Para kriminale

Tirana

800 mln euro investime në ndërtim për 3 vite në Tiranë, Bushati: Para kriminale

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:00
Erion Veliaj

Tirana e italianëve të Musolinit dhe ajo e italianëve të Edi Ramës është duke e mbushur me kulla.

Varianti inteligjent i Erion Veliajt për qendrën e Tiranës.

Për këto çështje po diskutohet mbrëmjen e sotme në “Të Paekspozuarit”.

Gazetarja Ornela Liperi u pyet se nga vijnë paratë që shkojnë për ndërtime në Tiranë. Ajo u shpreh se vetëm gjatë vitit 2018 është parashikuar të investohen rreth 300 mln euro në ndërtime, ndërsa deri në 2020, kjo shumë është 800 milionë euro.

“300 mln euro janë vetëm për vitin 2018. Në Tiranë do të investohen rreth 800 milionë euro brenda 3 viteve, të mbledhura nga llogaria e të të ardhurave të grumbulluara nga Bashkia e Tiranës”, tha Liperi.

Më tej, gazetarja shprehet se e rëndësishme është se nuk ka një rritje të madhe të kredisë bankare, ndërsa për këtë jep edhe arsyetimin, ndërsa specifikon se këto para nuk vijnë nga bankat.

“Nuk ka ndonjë rritje të madhe të kredisë bankare dhe kjo është e rëndësishme, se nga vijnë këto para është pak e vështirë të kuptohet, por këto para nuk po vijnë nga bankat, këtë po them. Bankat janë të stepura për të kredituar sektorin e ndërtimit, pasi ndër të tjera edhe shumat e kërkuara janë të mëdha dhe nuk mund të jepen nga një bankë e vetme”.

Ornela Liperi thekson se nuk ka asnjë fuqi blerëse, pasi sipas saj çmimet do të jenë të larta. “Nuk ka një fuqi blerëse në vend për kullat pasi do të shiten me rreth 2 mijë euro metri katror. Sipërfaqe minimumi 100 metra katror dhe kostoja shkon diku te 200 mijë euro. Është e pamundur për një familje me të ardhura mesatare”, thotë Liperi.

Arkitekti, Bregasi sqaroi se për një leje ndërtimi prezantohet një plan biznesi, në të cilin mund të pasqyrohet se investimi do të bëhet me kredi.

Ndërsa Liperi shton se disa firma ndërtuese nëse kontrollohen në QKR shikon se janë “fantazmë”, pasi nuk kanë asnjë buxhet.

Sipas Andi Bushatit, po kryhet një krim i disafishtë, pasi siç shprehet ai: “Fakt është që bankat nuk japin para për ndërtimin e këtyre kullave dhe këto sjellin një fluks të parave kriminale, ky është krimi i parë. Ndërsa krimi i dytë është se këto para që po vijnë nga fluksi i parave kriminale po shkojnë dëm dhe nuk po shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test