Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë nga persona ende të pa identifikuar nga Policia
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Tiranë, pranë stacionit të fundit të Tiranës ë Re. Express mëson gjithashtu se personi në fjalë është pronar i lokalit në Tiranën e Re, aty ku edhe u qëllua me armë.
Sipas dëshmive që siguron Express, banorët e zonës janë shprehur se gjatë ditës së sotme, në mëngjes i plagosuri ka pasur një sherr me persona të tjerë.
Dëshmitarët thonë se i plagosuri ka punuar më herët në Holandë.
Po ashtu raportohet se nga të shtënat mes grupeve, ka mbetur i plagosur edhe një person i dytë i cili është transportuar me ambulancë, por nga informacionet e para mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.