“Furnizonin” me kokainë klientët në ish-Bllok, pranga dy shpërndarësve

Tirana

“Furnizonin” me kokainë klientët në ish-Bllok, pranga dy shpërndarësve

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, nën akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike. Burime zyrtare bënë të ditur se është finalizuar aksioni “Hight Clas”, ndërsa është sekuestruar 1 kg e 52.8 gramë kokainë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “High Class”.
Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e “ish-bllokut”.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “High Class”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:
•Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
•Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.
Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra”, me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.
Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat