Task Force pranë Bashkisë së Tiranës ka nisur “luftën” ,e bidonat, arkat apo gomat, që përdoren nga qytetarët për të zenë një vend parkimi, që konsiderohet si hapësirë publike nga bashkia.
Shpeshherë ndodh që para dyqaneve apo shtëpive, qytetarët përdorin mjete rrethanore për të zënë një hapësirë, e cila vlerësohet nga Bashkia si zënie e paligjshme e hapësirës publike.
Për këtë, Task Force ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Fotot e më poshtme pasqyrojnë aksionin e Task Forcës në rrugët: “Hajdar Hidri”, “Musa Agolli”, “Learton Vathi” etj.