Kreditë e buta, Bashkia e Tiranës propozon ndryshim të moshës dhe afatin e kredisë

Tirana

Kreditë e buta, Bashkia e Tiranës propozon ndryshim të moshës dhe afatin e kredisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 23:38
Ilustrim

Thirrja e dytë e kredive të buta të Bashkisë së Tiranës pritet të behet në muajin prill, pas ndryshimeve që do të diskutohen në mbledhjen e ditës së enjte në këshillin bashkiak. Për shkak të disa problemeve të ndeshura në fazën e parë, bashkia propozon uljen e moshës së rifituesit dhe rritjen e aftit të kredisë më shumë se 15 vite. 

Bashkia e Tiranës propozon disa ndryshime të kritereve për përfitimin e kredive të buta për shkak të problematikave të evidentuara në fazën e parë.

Propozimi i parë është ai i moshës së përfitimit. Një pjesë e aplikuesve janë refuzuar nga banka që ka kontratë me bashkinë për shkak se është cenuar kushti kur klienti duhet të jetë në fazën e fundit të kredisë në moshën 65 vjeç. Kjo do të thotë se prioritet do ti jepen të rinjëve dhe personave deri në moshën 40 vjeç.

Ndryshimi i dytë lidhet me afatin e subvencionimit. Bashkia propozon ndryshimin e afati të kredisë prej 15 vitesh. Kërkohet rritja e këtij afati, pra më shumë se 15 vjet për shkak se kësti i pagesesë për disa përfituese është i lartë dhe nuk arrihet të përballohen pagesat mujore.

Porpozimet e mësipërme do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak, në orën 11 të së enjtes ku do të kërkohet votëbesimi i këshilltarëve opozitarë.

Sipas projektvendimit të bashkisë së Tiranës, në këtë fazë do të mbështetet për stehim 447 familje, nga rreth 1000 përfitues që kanë qënë në vitin 2017.

Për këtë fazë të parë të dhënat tregojnë se janë dibursuar kredi për 303 familje, në proces janë 275 familje, nuk kanë palikuar 341 familje për të vazhduar procedurën me bankën, dhe janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve 80 familje.

Kritetet për aplikuesit janë

Individët në momentin e paraqitjes së kërkesës duhet të kenë mbushur moshën 18 vjeç. Familjet nuk duhet të kenë në pronësi një banesë, duhet të jenë familje që kanë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit. Të mos kenë qënë përfitues të mëparshëm të programeve sociale dhe të ardhura të mos jenë në kuftin 43 mijë lekë dhe jo më maksimale se 79 mijë lekë/muaj.

Për të rinjtë, kusht është që çifti të ketë moshë totale 70 vjeç.

Ndërsa aplikimi për formualin duhet të bëhet në njësitë bashkiake ku qytetarët kanë vendbanimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat