Tensionohet situata te “Myslym Shyri”, PS i kujton Bashës hetimin amerikan

Tirana

Tensionohet situata te “Myslym Shyri”, PS i kujton Bashës hetimin amerikan

Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:35
Foto nga protesta

Është tensionuar situata tek “Myslym Shyri”, aty ku shumë qytetarë kanë dalë në mbështetje të 23 protestuesve të arrestuar pas protestës në Kukës.

Në disa çaste, situata është tensionuar dhe disa prej qytetarëve kanë shtyrë kordonin e policisë.
Me ndërhyrjen e deputetëve të LSI-së dhe PD-së gjendja është qetësuar.

Prej tre ditësh në drejtorinë e policisë vendore Tiranë dhe në 2 komisariate ndodhen 23 persona që u arrestuan pas protestës së ditës së shtunë në Kukës.

Në protestën e të shtunës shumë qytetarë dhe banorë të Kukësit, kanë shkatërruar sportelet ku kryhej pagesa për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë mosbindjen civile të deklaruar nga opozita Partia Socialiste e konsideron një akt antiligjor.

Kreu grupit parlamentar Taulant Balla, tha se pas kësaj deklarate qëndron frika e kreut demokrat Basha për hetimet nisura mbi paratë rusë për lobimin në Amerikë.

Por më tepër se kaq, për mazhorancën aksioni politik i opozitës është i qëllimshëm për të penguar çeljen e negociatave për anëtarësim.

Balla bëri përgjegjëse qeverinë e PD-së për mospërfundimin e “Rrugës së Kombit”. Ndaj kërkoi hetime të reja.

Në mbledhjen e komisioneve parlamentare kanë munguar deputetët e PD-së. Por ndryshe kanë vepruar deputetë të LSI-së. Edmond Haxhinasto ishte pjesë e Komisionit të Ekonomisë. Ndërkohë që kundër vendimit për mosbindje civile është deklaruar Robert Bitri i LSI-së.

Edhe pse nuk ishin pjesë e komisioneve parlamentare, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u panë deputetët demokratë Halim Kosova dhe Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat