Nis në Tiranë projekti “Shkolla Qendër Komunitare”, si të aplikoni për të shfrytëzuar ambientet sportive

Tirana

Nis në Tiranë projekti “Shkolla Qendër Komunitare”, si të aplikoni për të shfrytëzuar ambientet sportive

Më: 7 prill 2018 Në ora: 11:03
“Shkolla Qendër Komunitare”

Terrenet sportive nuk do të përdoren vetëm nga nxënësit, por edhe nga komuniteti pasditeve. Projekti i Bashkisë së Tiranës “Shkolla Qendër Komunitare” nis me shfrytëzimin e ambienteve sportive te shkollave 9- vjeçare e të mesme të qytetit të Tiranës nga Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive, për edukimin dhe masivizimin e shumë sportit në Tiranë.

Bashkia Tiranë, synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evidentojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike, me fokus, formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe për të shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës, obezitetin dhe zhvillimin e miqësive ndërmjet nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive. Ky projekt parashikon shtrirjen në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme publike në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
1. Federatat Sportive/Shoqatat Sportive/Klubet Sportive, aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës me anë të “Formularit të Aplikimit” ku shprehin interesin e tyre për të ushtruar aktivitetin e tyre, ne sportin specifik, në palestrën e shkollës ose ambjenteve sportive, pas orëve të mësimit.

2. Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive duhet të jenë subjekte të regjistruara sipas parashikimeve të legjislacionit që normon kuadrin ligjor në këtë fushë dhe të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që e vërteton ketë si: Vendim gjykate, Statut, Akt Themelimi, NIUS, Vërtetim për statusin e aplikuesit te e Albania

3. Projekt propozimi.

4. CV të Federatës Sportive/Shoqatës sportive/Klubit sportiv

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda javës së tretë kalendarike të çdo muaji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Në faqen ëeb të Bashkisë Tiranë do të afishohen njoftimet mujore me datat përfundimtare të dorëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat