Sfidë Tahirit? Rama krenohet në mëngjes me punët e Veliajt

Tirana

Sfidë Tahirit? Rama krenohet në mëngjes me punët e Veliajt

Më: 4 maj 2018 Në ora: 09:23
Amfiteatri në Parkun e Liqenit të Tiranës

Një ditë pasi Saimir Tahiri i sulmoi të gjithë, duke thumbuar jo pak herë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Rama e ka nisur ditën duke lëvduar punët e Erion Veliaj.

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka zgjedhur disa pamje nga Amfiteatri në Parkun e Liqenit të Tiranës për të përshëndetur shqiptarët.

Rama ka postuar në rrjetin e tij social “Facebook”, fotografi nga Amfiteatri, i cili sapo është rikonstruktuar pas një ndërhyrje të bërë nga Bashkia Tiranës.

MIRËMËNGJES

dhe me këtë imazh të transformimit të Amfiteatrit në Parkun e Liqenit të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat