Në rrjetën e telave/ Tirana, e mbushur nga linjat në qiell të hapur

Tirana

Në rrjetën e telave/ Tirana, e mbushur nga linjat në qiell të hapur

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:01
Pamje nga video

Nuk është një skenë nga filmi “Njeriu Merimangë”, por janë tela të korrentit, të telefonisë dhe internetit që ngatërrohen me njëra-tjetrën dhe krijojnë një lëmsh duke dhënë një tablo që haste gjithandej në vendin tonë.

Në qoftë se bota e zhvilluar madje dhe rajoni i kanë dhënë me kohe zgjidhje problemit, tek ne ai është evident. Madje krahas shprehjes “vari këpucët në gozhdë”, tani mund të përdorim edhe shprehjen “vari këpucët në tel”.

“Gjithandej tela në ajër, madje tani varin edhe këpucët. Kompanitë duhet t’i japin zgjidhje”, thonë banorët.

Megjithëse në 2011 Autoriteti për Komunikimet Elektronike dhe Postare nxori një rregullore që presupozonte ta rregullonte situatën, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, madje përballë zyrës së AKEP-it tek “Myslym Shyri” në Tiranë, situata është dramatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat