Gjatë orëve të mbrëmjes një mobileri ka rënë pre e grabitësve në rrugën Tiranë-Ndroq, në vendin e quajtur ura e “Beshirit”.
Pasi kanë lidhur rojen e mobilerisë, kanë marrë kasafortën me rreth 30 mijë euro dhe janë larguar me shpejtësi.
“Më datë 15.06.2018, në rrugën Tiranë-Ndroq në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.