Autostrada Tiranë - Durrës e hapur sot, mbyllet sërish nesër

Tirana

Autostrada Tiranë - Durrës e hapur sot, mbyllet sërish nesër

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:19
Autostrada Tiranë - Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se autostrada Tiranë - Durrës do të jetë e hapur të dielën për të mos penguar fluksin e mjeteve që qarkullojnë në fundjavë, por do të mbyllet sërish të hënën në mëngjes.

ARRSH njoftoi: "Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte ora 12:00 deri mëngjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet. Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së diel për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat