Edhe Erion Veliaj në mbështetje të Xhakës e Shaqirit, e sqaron për mrekulli bërjen e shqiponjës

Tirana

Edhe Erion Veliaj në mbështetje të Xhakës e Shaqirit, e sqaron për mrekulli bërjen e shqiponjës

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 00:07
Erion Veliaj dhe Rita Ora

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj u ka dalë në mbështetje futbollistëve kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Këta të fundit, në lojën kundër Serbisë ku shënuan të dy nga një gol, nuk u përmbajtën nga emocionet dhe bënë simbolin e shqiponjës. Andaj, sot FIFA u shqipoi atyre gjobën me nga 10 mijë franga.

Lidhur me këtë, Veliaj ka thënë se shqiptarët si shenjë për të thënë “në rregull”, e përdorin simbolin e shqiponjës dhe kjo ka motiv gëzimi dhe jo konflikti.

Për këtë sqarim, Veliaj ka përdorur fotografinë me Rita Orën ku të dy shihen teksa bëjnë shqiponjën.

“Shenja e Shqiponjës , e njëjte me  qepalla ose shenja OK , është një lloj simboli mes Shqiptarësh, që do të thotë se vijmë nga ‘Toka e Shqiponjave’! Si kengetarët @RitaOra, @DuaLipa, @ermalmetamusic dhe futbollistët @xherdanshaqiri23 & @granitxhaka kane motive gezimi dhe jo konflikti”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat