Shënjestra ishin vëllezërit Mumajesi: Ja pse ndodhi përplasja me armë në Kinostudio

Tirana

Shënjestra ishin vëllezërit Mumajesi: Ja pse ndodhi përplasja me armë në Kinostudio

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:03
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:54 pranë një pike bastesh në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio.

Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës (27 qershor 2018) në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:54 pranë një pike bastesh në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio.

Policia thotë se të plagosur kanë mbetur vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, 36 vjeç dhe 24 vjeç, dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, të tre me precedentë kriminalë për vepra të ndryshme penale.

Ata  janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Dy vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë dhe shënjestra e atentatit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ibrahim Durollari ndodhet në gjendje më të rëndë. Ai i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.

Policia ka arrestuar Ervis Banon, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar 23 persona që kanë pasur përplasje dhe herë të tjera me tre të plagosurit. Mendohet se mes tyre janë dhe personat që kanë qëlluar.

Gazetari i Ora News raporton se nuk dihen shkaqet, por pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës, e konfirmuar kjo dhe nga policia.

Vëllezërit Mumajesi ishin konfliktuar më parë me rivalët dhe kishin marrë kërcënime për të lënë territorin ku shpërndanin lëndë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat