Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë - Bota Sot
Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë

Tirana

E hënë, 15 tetor 2018

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 07:36
Ilustrim

Pesë persona janë lënë në burg pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës.

Operacioni u publikua nga Drejtori i Policisë së kryeqytetit, i cili tha se të arrestuarit janë:

- Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“)

- Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë

- Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve)

- Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas, nën drejtimin dhe organizimin e Shaqir Shtishit, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- përzierës për lëndën narkotike

- doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë

- telefona celular

- 3 automjete

- një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:

- Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

- Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

- Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

- Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

- Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test