Zhupa: Bashkia e Tiranës, e përfshirë në një tender korruptiv

Tirana

Zhupa: Bashkia e Tiranës, e përfshirë në një tender korruptiv

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 21:22
Ina Zhupa

Partia Demokratike ka publikuar një dokument që sipas saj verteton se Bashkia e Tiranës ka dhënë një tender korruptiv për uniformat e policisë bashkiake. Gjithashtuu selia blu ka hedhur akuza edhe ndaj Prokurorisë për mosveprim ndaj kësaj çështje dhe vënie nën kontrollin politik të mazhorancës.

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Ina Zhupa publikoi një dukument që sipas saj ipmlikon Bashkinë e Tiranës në  dhënien e një tenderi korruptiv. Zëdhënësja e selisë blu  u shpreh se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese të një tenderi 100 milionësh për uniformat e policëve bashkiakë një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor.

Zhupa: Është fakt se Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk paguan tatimet dhe për ketë arsye është nën sekuestro. Zyra e Tatimeve e provon këtë.

Partia Demokratike nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj Prokurorisë për mosveprim për këtë rast duke e akzuar se është vënë në shërbim të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat