Turizëm në apartamente me qira. Konkurrojnë hotelet, rezultojnë të paregjistruara - Bota Sot
Turizëm në apartamente me qira. Konkurrojnë hotelet, rezultojnë të paregjistruara

Tirana

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Turizëm në apartamente me qira. Konkurrojnë hotelet, rezultojnë të paregjistruara

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Shtimi i numrit të turistëve në Tiranë po kthehet në një biznes mjaft fitimprurës për sektorin e hotelerisë.

Zyrtarisht, sipas Bashkisë së kryeqyetit janë 4.277 dhoma hoteli të regjistruara, për të cilat operatorët paguajnë taksat lokale të fjetjes dhe taksat qendore, TVSH, tatimfitimin etj.. Në Tiranë gjenden të gjitha kategoritë e hoteleve, nga ato me 5 yje e deri te më të lirat, që janë hostelet.

Por, rritja e numrit të turistëve ka krijuar perspektiva të mira ekonomike edhe për ata që japin shtëpi me qira me kohëzgjatje ditore.

Në faqen më të njohur në botë për dhënien me qira të dhomave të shtëpive për qëllime turistike, “AIR BNB”, gjendet një numër i madh apartamentesh që ofrojnë këtë shërbim në kryeqytet.

Sigurisht, çmimet janë më të leverdisshme sesa ato të dhomave të hotelit. Kështu për gushtin, në Tiranë mund të marrësh një apartament brenda unazës për 22 dollarë nata, ndërsa çmimi më i lartë është rreth 56 dollarë nata.

Në mjaft raste ofrohen shtretër për një numër më të madh sesa dy vizitorë, ndërsa luhatjet e çmimit lidhen kryesisht me cilësinë e apartamentit, zonës ku gjendet dhe pamja.

Faqja “AIR BNB” ka një tarifë shërbimi që mundëson lidhjen e personave me njëri-tjetrin, ndërsa ky lloj aktivitet nuk është i regjsitruar si biznes i mirëfilltë, por funksionon njësoj si qiradhënia normale, e cila rregullohet nga kontratat dhe normalisht duhet t’i nënshtrohet të njëjtës taksë të tatimit mbi të ardhurat personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test