Kujdes me shpejtësinë dhe alkoolin në Tiranë, bllokohen lejet e drejtimit - Bota Sot
Kujdes me shpejtësinë dhe alkoolin në Tiranë, bllokohen lejet e drejtimit

Tirana

E martë, 20 nëntor 2018

Kujdes me shpejtësinë dhe alkoolin në Tiranë, bllokohen lejet e drejtimit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 08:48
Policia shqiptare

Policia Rrugore vijon kontrollet ne funksion te Planit Operacional “Tispol Gusht 2018”.

Ato jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.

Nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria vlen te permenden disa raste konstatimesh, si ai i rruges “Ferit Xhajko” ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.

Ne rrugen e “Kavajes” shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.

Gjithashtu deri ne keto momente jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.

Jane pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara si dhe jane ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.

Fundjave per te festuar por jo per te rrezikuar jetën.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni keshillat e policit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test