Foto historike: Kur Sheshi Skënderbej ishte ende një gropë pa emër - Bota Sot
Foto historike: Kur Sheshi Skënderbej ishte ende një gropë pa emër

Tirana

Foto historike: Kur Sheshi Skënderbej ishte ende një gropë pa emër

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:51
Sheshi Skënderbej

Sheshi Skënderbej është sheshi në qendër të Tiranës.

Sipas shifrave të fundit ai është afërsisht 40 000 m² dhe është sheshi më i madh i Shqipërisë.

Kjo foto e rallë botuar nga mediat tregon sheshin Skënderbej në fillimet e tij, kur nuk kishte as emrin dhe as pamjen e sotme.

Këtë emër e ka marrë në vitin 1968 ku në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë.

Ky monument zëvendësoi shtatoren e Stalinit.

Në këtë foto, sheshi ende nuk ka marrë formë.

Sot sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...