Myftiu i Tiranës “nacionalist” pas debateve të fundit për Skënderbeun, shpalos flamurin shqiptar: Ky na bashkon - Bota Sot
Myftiu i Tiranës “nacionalist” pas debateve të fundit për Skënderbeun, shpalos flamurin shqiptar: Ky na bashkon

Tirana

Myftiu i Tiranës “nacionalist” pas debateve të fundit për Skënderbeun, shpalos flamurin shqiptar: Ky na bashkon

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 11:49
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, gjatë fjalës së tij për besimtarët myslimanë në sheshin “Skënderbej” me rastin e festës së Bajramit, ka dashur të shmangë debatet e një viti më parë, rreth figurës së Skënderbeut, busti i të cilit u tha se u anashkalua.

Gurra në fund të fjalimit ka shpalosur flamurin shqiptar, duke thënë se ai na bashkon të gjithëve.

“Është simboli që i ka përbashkuar shqiptarët në Veri e Jug, Lindje e Perëndim.

Është verdikti i dijetarëve tanë të çmuar e të papërsëritshëm.

Na ka bashkuar myslimanë e të krishterë për të jetuar në paqe në një atdhe të përbashkët, ku secili gjen Zotin në mënyrën më të drejtë”, tha ai, që ka përmendur edhe disa figura katolike, si Gjergj Fishta.

“Historia e këtij vendi është shkruar me gjakun e djersën e Haxhi Vebi Dibrës, e At Gjergj Fishtës, e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve”, u shpreh Gurra.

Ai tha se shqiptarët, myslimanë a të krishterë qofshin, kanë nevojë për dashuri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...