Çmimi i shtëpive në Tiranë – Metoda hedonike: Faktorë, sipërfaqja e zona, s’ka rëndësi kati e ballkoni - Bota Sot
Çmimi i shtëpive në Tiranë – Metoda hedonike: Faktorë, sipërfaqja e zona, s’ka rëndësi kati e ballkoni

Tirana

Çmimi i shtëpive në Tiranë – Metoda hedonike: Faktorë, sipërfaqja e zona, s’ka rëndësi kati e ballkoni

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:32
Tiranë

Për herë të parë në Shqipëri është përdorur metoda hedonike për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në çmimin e blerjes së apartamenteve. Metoda është aplikuar nga INSTAT dhe bazohet në vlerësimin e një serie karakteristikash që ndikojnë në çmimin e apartamentit.

Këto metoda çmimi masin peshën ose karakteristika të caktuara si vendndodhja e banesës, numri i banjave, ose prania e karakteristikave të tjera në çmimin total të banesës Variablat e përfshira në model janë: mosha apo viti i ndërtimit të banesës, numri i dhomave, numri i dhomave të gjumit, numri i banjave, sipërfaqja në m2, kati, ashensori, ballkon, dhe mini-bashkitë ku ndodhen. Të dhënat janë mbledhur nga agjencitë imobiliare të kryeqytetit për vitin 2017-2018, duke qenë se analiza është bërë vetëm për tregun e apartamente në Tiranë.

Në analizën e INSTAT ka rezultuar se statistikisht të rëndësishme janë: sipërfaqja në m2, numri i dhomave të gjumit, mosha e ndërtesës ose viti i ndërtimit dhe shumica e variablave të mini-bashkive. Variablat e pavarur, që tregojnë efekt pozitiv në çmimin e banesave janë: madhësia, dhoma gjumi, ashensori, banja, mosha dhe minibashkia 5 (mini-bashkia më e famshme dhe e shtrenjtë e Tiranës).

Përveç kësaj, variablat që tregojnë efekt negativ në çmim janë: kati, ballkoni dhe shumica e mini-bashkive. Ndërkaq, rezulton se niveli i katit nuk duket i rëndësishëm dhe tregon që familja shqiptare preferon të blejë apartamente në nivelet më të ulëta të ndërtesës. Në mënyrë të ngjashme, ballkoni i ndryshueshëm nuk është i rëndësishëm sepse tregon që familja shqiptare duhet të jetë më racionale dhe të kërkojë më shumë hapësirë brenda apartamentit sesa ballkone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...