Sot më 30 gusht do të stakohet energjia elektrike për një rrugë dhe tre fshatra në Tiranë.
OSHEE njoftoi se: “për shkak të punimeve të planifikuara në kabinën Alba Flor 20 Kv, në vijim të masave për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, më datë 30 gusht, nga ora 10:00-12:00, do të ketë stakim të energjisë elektrike në fiderin L9 të nst Qendër.
Për pasojë do të mbetet pa energji rruga “Islam Alla” pjesërisht si dhe fshatrat Krekës, Shënvasil, Nivicë.