Donald Lu nuk i reziston tundimit të “Mobike”, në zyrën e Veliajt - Bota Sot
Donald Lu nuk i reziston tundimit të “Mobike”, në zyrën e Veliajt

Tirana

Donald Lu nuk i reziston tundimit të “Mobike”, në zyrën e Veliajt

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:59
Donald Lu dhe Erion Veliaj

Risisë së Bashkisë së Tiranës, e cila ka sjellë në kryeqytetin shqiptar për herë të parë në Ballkan sistemin e biçikletave pa stacion, “Smart Bike Share”, nuk i ka rezistuar as ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu.

Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj, në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën “Mobike”, njëra prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

“Don mbi rrota. Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike-share në telefonin tuaj”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Sikurse edhe në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...