Një 22-vjeçar nga Tirana ka qënë "piloti" që ka fluturuar me 151 km/h këtë fundjavë në autostradën Tiranë-Durrës dhe është bërë ilustrimi më i fundit i videove sensibilizuese të Policisë Rrugore. I riu s'ka qënë i vetmi, sepse vetëm të dielën janë pezulluar 23 shoferë për shpejtesi që varionin nga 145 deri në 179 km/h.
Policia Rrugore, teksa ka publikuar videon e mëposhtme, tërheq vëmendjen për shpejtësinë e madhe që merr jetë dhe garanton se nuk do të tolerojë.