Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë - Bota Sot
Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë

Tirana

Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:24
Aksion i pastrimit në Tiranë

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.

Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...