Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi në Twitter Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake për punën e tyre në ditën e parë të shkollës.
“Falemnderit nga @PoliciaeShtetit, @policia_bashkia dhe vullnetarët tanë në çdo kryqëzim ku ka shkollë për ndihmën me ditën e parë. Mirënjohje dhe atyre prindërve që sot zgjodhën të linin makinat e t’i shoqëronin në këmbë fëmijët! Shumë më mirë se çdo vit tjetër! Bravo”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.