Atentati në Tiranë, dyshohet se është plagosur pronari i një pike bastesh

Tirana

Atentati në Tiranë, dyshohet se është plagosur pronari i një pike bastesh

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pronar i një pike bastesh në kryeqytet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musaraj” te zona e 21 ‘Dhjetori’. Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë për të shtëna me armë zjarri në këtë rrugë, por në momentin që kanë mbërritur blutë nuk kanë gjetur asnjë person.
Burime për Report Tv, sipas gazetarit Driçim Caka i plagosuri dyshohet se është pronari i një pike bastesh, por që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa mësohet se ka gjetur prova për ngjarjen.

Ngjarja e sotme ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat