Prokurori i Tiranës fut 2 mijë euro në xhep për të favorizuar të pandehurin

Tirana

Prokurori i Tiranës fut 2 mijë euro në xhep për të favorizuar të pandehurin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra, ndërsa është arrestuar avokatja Donika Lepenica. Prokurori është filmuar duke marrë 2 mijë euro për ndryshimin e akuzës për një të pandehur.

Zbulohet një rast korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës. Kamerat e sigurisë së institucionit të akuzës së kryeqytetit kanë filmuar një rast të dyshuar si mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari.

Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa është arrestuar avokatja Donika Lepenica. Paratë janë paguar nga një i pandehur i cili ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes.

Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës. Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur prokurori dhe avokatja takohen në zyrë, shkruan Report Tv.

Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin.Prokurori ka mohuar akuzën ndaj tij, por burime nga Krimet e Rënda bëjnë të ditur se biseda telefonike e përgjuar e avokates me të pandehurin është bërë në të njëjtën ditë kur ajo ka takuar Hasën në zyrën e tij në Prokurorinë e Tiranës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat