Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.
Në operacion kanë marrë pjesë forcate e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe oficerë të krimeve të rënda.
Mësohet se janë kontrolluar deri më tani disa banesa dhe objekte, me qëllim goditjen e disa grupeve gjobvënëse në Tiranë.
Operacioni vijon ende ndërsa të dhënat zyrtare ende nuk janë bërë publike.