Turistët e huaj në Tiranë, kaq gjermanë më shumë se në vitin 2017

Tirana

Turistët e huaj në Tiranë, kaq gjermanë më shumë se në vitin 2017

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:56
Tiranë

Tirana është kthyer në një “magnet” për tërheqjen e turistëve të huaj, të cilët e gjejnë qytetin mjaft atraktiv dhe të ndryshuar, krahasuar me disa vite më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se turistët gjermanë kanë shënuar një rritje me 82.5% ose 21,300 më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Të huajt të cilët kryesojnë për nga numri i turistëve, janë gjermanët, italianët dhe polakët, të cilët kanë shënuar një numër rekord për këtë vit.

Një rritje e ndjeshme vërehet edhe nga turistët italianë, të cilët në jo pak raste e kanë vizituar kryeqytetin më shumë se një herë. Krahasuar me vitin 2017, numri i turistëve italianë është 35.5%, ose 30,000 turistë më shumë, ndërsa ata polakë kanë shënuar një rritje me 17.7%, ose 5,500 turistë më shumë. Vendet nga të cilat vijnë janë të ndryshme, madje kohët e fundit harta është zgjeruar edhe me shtete si Brazili, Zelanda e Re apo vendet aziatike, transmeton atsh.

Investimet në kryeqytet, si dhe pasuritë kulturore kanë tërhequr edhe shumë turistë kinezë.

Në sheshin “Skënderbej” në një ditë normale mund të gjesh me qindra turistë të huaj të kombësive të ndryshme, ku Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, Kulla e Sahatit, Bunk’Art, etj, janë disa prej vendeve të tjera që ngjallin kureshtje për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat