Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit në Laprakë - Bota Sot
Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit në Laprakë

Tirana

E shtunë, 20 tetor 2018

Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit në Laprakë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:19
Foto

Tashmë Tirana është një qytet i qytetarëve dhe kushdo që jeton në të ndihet i barabartë. Nuk ka rëndësi nëse je i fortë apo një qytetar i thjeshtë, para ligjit të gjithë janë të barabartë”.

Sipas Bashkisë së Tiranës, rasti më domethënës për këtë është pikërisht prishja e kësaj strukture metalike pa leje, e cila u ngrit natën në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë, nga persona që kërcënonin inspektoret e bashkisë që e pikasën si ndërtim pa leje.

Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.

Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si, si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test