Tirana nis aplikimin e varrezave murale - Bota Sot
Tirana nis aplikimin e varrezave murale

Tirana

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Tirana nis aplikimin e varrezave murale

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:08
Tirana nis aplikimin e varrezave murale

Kryeqyteti shqiptar Tirana, nisi aplikimin e varrezave murale.

Gjatë një ceremonie për zhvendosjen në varrezat murale të Sharrës të eshtrave të 6 shtetasve italianë, që i përkasin periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se ky vendim e modernizon qytetin.

“E kuptoj se është një vendim i guximshëm, që ka shumë nevojë për shpjegim, por ama është një vendim i cili na modernizon. Nëse e pranojmë pa histeri, dhe duke parë nga Italia një sistem modern, besoj se kemi trajtuar me dinjitet, por edhe me mend në kokë mënyrën sesi respektohen njerëzit, se si trajtohet kjo hapësirë e limituar publike që kemi në qytet për varrezat”.

Veliaj tha se praktika e varrezave murale në Shqipëri do të aplikohet vetëm me varret e vjetra, dhjetëra vjeçare.

“Jemi përpara një fakti ku, me mbi 3300 varrime ndodhin çdo vit në Tiranë. Kemi nevojë të vazhdueshme për më shumë hapësirë. Siç e shikoni, varrezat në Tufinë po i ngjiten malit të Dajtit, kurse varrezat në Sharrë po marrin gjithmonë e më shumë pronë nga qytetarët, që as këndej nuk na pëlqen kur i shpronësojmë për çështje të tilla. Ne po themi për varret mbi 70-80 vjeçare, të braktisura prej kohësh të stërgjyshërve që s’kanë as familje”.

I pranishëm në ceremoninë e zhvendosjes të eshtrave të 6 shtetasve italianë në varrezat murale të Sharrës, ishte edhe Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Kutilo dhe Kryeipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test