Autobusi frenon ‘fort’, plagosen dy pasagjerë - Bota Sot
Autobusi frenon ‘fort’, plagosen dy pasagjerë

Tirana

Autobusi frenon ‘fort’, plagosen dy pasagjerë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Dy persona janë dëmtuar në mënyrë paksa të çuditshme, ndërsa akne qenë duke udhëtuar me një autobus urban, të Tiranës. Autobusi ka bërë një frenim “të fortë”, pasi i ka prerë rrugën befasisht një automjet. Në këtë moment, dy pasagjerët  kanë humbur ekuilibrin dhe kanë pësuar dëmtime, për të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02. 11. 2018, te kryqëzimi i “Laprakës”, pasi i ka prerë një mjet rrugën, ka frenuar autobusi i Kamzës, me drejtues shtetasin H. T,m ,56 vjeç, banues në Tiranë, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët E. L., dhe S. A., banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test