Veliaj publikon foto të policëve të plagosur në protestë

Tirana

Veliaj publikon foto të policëve të plagosur në protestë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Polici i plagosur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së mbajtur para bashkisë, nga ana e banorëve të Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ai publikon fotografitë e efektivëve të policisë të lënduar gjatë përplasjes me protestuesit.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më”, shkruan Veliaj.

Përndryshe, gjatë protestës së sotme u hodhën flakadanë, drejt punonjësve të policisë të cilët ishin pozicionuar në derën hyrëse të bashkisë.

Po ashtu, ata qëlluan me vezë edhe drejt dritareve të bashkisë. Situata u tensionua duke pasur edhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro 15 ditësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës.

Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se banorët që i kanë shtëpitë pa dokumente do marrin 3 vjet qira, ndërsa kush i ka godinat me letra do i marrë lekët e dëmshpërblimit kokërr më kokërr.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat