Qytetari shtang Veliajn: Ne shpellarët të sollëm në pushtet, nuk duam dëshmorë të tjerë si Aleks Nika

Tirana

Qytetari shtang Veliajn: Ne shpellarët të sollëm në pushtet, nuk duam dëshmorë të tjerë si Aleks Nika

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Erion Veliaj

Një nga banorët e Unazës së Re që mori pjesë në takimin e kryebashiakut Veliaj është irrituar nga retorika e këtij të fundit duke thënë se nuk është thjesht çështje lavatriçesh dhe televizorësh.

"Ne skemi nevojë as për lavatriçe, apo për “Globin” dhe atë që ka “Globin”(dyqan). Ne luftojmë, pastaj shkojmë në marrëveshje apo negociata. Unë e kam lënë një dëshmor, quhet Aleks Nika, ai shpellari me të cilin ju keni ardhur në pushtet. Ajo pronë është ndërtuar me gjak.

Ne nuk jemi për mëshirë, nuk presim mëshirë, por trajtim dinjitoz. Çfarë prisni ju, të mos vijë opozita?

Trajtimi që na keni bërë është ç’njerëzor", u shpreh banori, ndërsa Veliaj u përpoq të shpjegonte se shprehjen "shpellar" e kishte pëdorur për PD dhe jo për banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat