Protesta e banorëve të “Astirit”, flet Basha: Jam frymëzuar nga qëndresa juaj

Tirana

Protesta e banorëve të “Astirit”, flet Basha: Jam frymëzuar nga qëndresa juaj

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të “Astirit” të cilët kanë 1 muaj që dalin në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti i “Unazës së Madhe”. Në ditën e 32-të protestës i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, i cili tha se do të vijojë ta mbështesë këtë protestë dhe kauzën e këtyre qytetare.

“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh se kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj. Siç e shikoni protesta po rritet dita ditës, kësaj proteste i janë bashkuar dhe shumë figura intelektuale dhe qytetarë. Shpreh vlerësimin për të gjithë nënat, fëmijët e të gjithë ata familjarë që nuk janë dorëzuar. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre. Unë kam një mesazh për të gjithë banorët e Unazës, të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj proteste dhe të gjithë studentëve që mos të dorëzohen”-tha Basha nga protesta e banorëve të “Astirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat