Basha tek Unaza e Re: E vërteta triumfoi, vjedhje dhe pastrim parash

Tirana

Basha tek Unaza e Re: E vërteta triumfoi, vjedhje dhe pastrim parash

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Lulzim Basha

Tashmë me pezullimin e punimeve  për lotin Nr.1 të segmentit të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit "Shqiponja", banorët e Astirit ishin më të motivuar në ditën e 34 të protestës së tyre.

Kryedemokrati, Lulzim Basha, i pranishëm në mbështetje të tyre, tha se në këtë tender korruptiv janë përfshirë të gjithë institucionet e shtetit.

Basha: E vërteta triumfoi, vjedhje dhe pastrim parash ku janë përfshirë të gjithë institucionet e shtetit, prokurimet publike, ARRSH, Ministria e Transportit, bashkia e Tiranës, Policia Ndërtimore. Të gjithë këta bashkë i lidh Edi Rama. Do jemi në krah të këtyre njerëzve derisa të garantojmë të drejtat e  tyre, shtëpitë e tyre, anulimin dhe hetimin e plotë të këtij tenderi korruptiv dhe vënien para ligjit të gjithë personave përgjegjës nga kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë dhe çdo person tjetër i përfshirë në këtë aferë të tmerrshme.

Shefi i opozitës tha se beteja nuk ka përfunduar.

Basha: Banorët e Unazës së Re u kanë treguar të gjithë shqiptarëve se pio të jemi të bashkuar e zmbrapsim bandën e hajdutëve, e zmbrapsim hajdutin e madh të lidhur me hajdutët e tjerë.

I pyetur mbi projektin e devijimit të Lanës, Basha pati këtë koment: "Hap pas hapi, transparenca sapo ka filluar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat