Kumbaro: Investimet e shndërruan Përmetin në destinacion të agroturizmit - Bota Sot
Kumbaro: Investimet e shndërruan Përmetin në destinacion të agroturizmit

Turizëm

Kumbaro: Investimet e shndërruan Përmetin në destinacion të agroturizmit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Përmeti

Në takimin publik të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, që u zhvillua të shtunën në qytetin e Përmetit, Mirela Kumbaro, deputetja e Partisë Socialiste, u shpreh se, me mbështetjen e programit të qeverisë, Përmeti është kthyer në një destinacion të turizmit dhe agroturizmit, ndërsa rivitalizimi i qendrës së qytetit dhe investimet publike i kanë ndryshuar pamjet këtij qyteti,

“Qeveria investoi në Përmet ashtu sikundër në çdo qytet të vendit, sepse ka në prioritet të saj mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit në shërbim të njerëzve”- tha Kumbaro, ndërsa theksoi se ato që janë bërë në 3 vite në Përmet nuk janë bërë përgjatë 30 viteve. “Përmeti është një nga 4 Bashkitë në programin e Qeverisë dhe BB për rivitalizmin e qendrës së qytetit”- tha Kumbaro.

“Sot ka përfunduar investimi në ujësjellës, janë restauruar kishat dhe lugina e Vjosës që është në zemër të Përmetit është vendosu në projektin e 100 fshatrave për t’u shndërruar në destinacion të agroturizmit përmetar”-tha ajo.

Kumbaro solli në vëmendje të përmetarëve në këtë takim, se “ju votuat PS dhe ndërtuat Përmetit ashtu siç e donit dhe e meritonit. Programi i Rilindjes Urbane, investoi në përmirësimin e infrastruktures së Përmetit, ndërsa në projektin e ujësjellësit janë investuar 4 milionë euro”.

“Qeveria i mban premtimet, tha ajo, por pushteti qendror duhet të ecë përkrah atij vendor, që Bashkia e Përmetit të jetë e qytetarëve dhe jo e rrogtarëve”. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...