Ishulli në Itali del në shitje për 1.1 milion dollarë

Turizëm

Ishulli në Itali del në shitje për 1.1 milion dollarë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:59
Isola delle Femmine

A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni ishullin tuaj privat italian? Një familje aristokratike po shesin një të tillë në Sicili për një shumë më pak se çmimi i një vile toskane apo një apartament nën kulm të Manhatanit.

Isola delle Femmine, një atol i egër i pastër pranë Palermos, me një kullë guri të shkatërruar në shekullin e 17-të, është në shitje me oferta prej më shumë se 1 milion euro, rreth 1.1 milion dollarë.

Ai është duke u shitur nga një familje aristokrate e cila si shumë familje të tjera në Itali, është duke u përpjekur të përballojë mirëmbajtjen e pasurive që kanë në pronësi me shekuj, shkruan CNN.

Image

Ishulli i pabanuar në formë ovale është pjesë e parkut të mbrojtur që tani është një pikë elitare për aktivitete atraktive ‘scuba diving’ dhe ‘snorkeling’.

Ishulli ishte në shitje më një çmim shumë më të madh, por, askush nuk e mori dhe tash është ulur norma në çmim më të volitshëm.

Image

“Çmimi fillimisht ishte 3.5 milionë euro por askush nuk u paraqit, tani është ulur në mënyrë fleksibile mes 1 dhe 3 milionë euro, i hapur për oferta dhe negocime”, i ka thënë CNN-it, Riccardo Romolino, një agjent i pasurive të patundshme. “Për këdo që posedon afër 2 milion euro ne do të ishim të interesuar”.

Isola delle Femmine shtrihet vetëm 300 metra nga një fshat i cili është emëruar sipas saj. Vendorët me dashuri e quajnë “I’isoloto”, që në shqip i bie “Ishulli i foshnjës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat