Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milionë turistëve në 2018 - Bota Sot
Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milionë turistëve në 2018

Turizëm

Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milionë turistëve në 2018

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Shqipëria si destinacion turistik europian dhe gjithë vjetor, vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Gjatë tremujorit të parë të 2019, 695 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, shifër kjo që e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018 ka një rritje me 2,7 %. Vetëm gjatë muajit mars, Shqipërinë e kanë vizituar 294 mijë turistë të huaj pra 11,8% më shumë se në mars të 2018.

Shqipëria me bukuritë natyrore dhe vendet mahnitëse ka tërhequr një bum turistësh amerikan ku gati 33% e kanë vizituar vendin tonë gjatë muajit mars.

Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat inkurajuese për turizmin.

”Me këto të dhëna inkurajuese për turizmin në Shqipëri edhe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Gjatë vitit 2018 Shqipëria u bë destinacioni turistik i 6 milionë turistëve të cilët vizituan vendin tonë duke shijuar bukuritë natyrore, bregdetin, vendet e trashëgimisë, mikpritjen si dhe kulinarinë tradicionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...