E dashuruar me Shqipërinë

Turizëm

E dashuruar me Shqipërinë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 23:55
Anxhi Çeliku

Kurioziteti na shtyn gjithnjë që të eksplorojmë vende dhe kultura të reja ku në pjesën më të madhe të rasteve preferojmë destinacionet jashtë Shqipërisë. Por nuk ndodh kështu me Anxhi Çelikun, vajzën 25-vjeçare, e cila u ka qëndruar besnike bukurive të Shqipërisë.

Ajo është tashmë blogerja më e re, e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e shumë adhurueseve të udhëtimeve. Për të, eksplorimi i vendeve janë tashmë jo vetëm si një mënyrë jetese, por pasioni më i madh i saj.

Puna si përkthyese i merr pjesën më të madhe të kohës. Ajo tregon se punon shumë për të kursyer para që gjatë fundjavës të udhëtojë.

Në blogun e saj ajo ndan me ndjekësit e saj çdo detaj nga udhëtimet që realizon, që nga nisja e deri në kthim. Natyra dhe çdo sport në natyrë janë shtysa kryesore e Anxhit. Si mjet kryesor udhëtimi ajo ka biçikletën, e cila e shoqëron në çdo vend në mal, liqen, det që ajo eksploron.

Anxhi tregon se pjesa më e madhe e udhëtimeve janë spontane. Ajo nuk planifikon se çfarë do të bëjë, thjesht merr një çantë, vishet sa më komode për aktivitetet që ka zgjedhur.

Ajo ka edhe sugjerime në lidhje me destinacionet që duhet vizituar me patjetër këtë fundjavë për të gjithë ata që duan të largohen nga Tirana e zymtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat