Deti Kaspik i hapur për turizëm

Turizëm

Deti Kaspik i hapur për turizëm

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:41
Deti Kaspik

Pas shumë dekadash, deti Kaspik mirëpret turistët. I ndodhur mes Evropës dhe Azisë, ky det i mbyllur mund të shfrytëzohet nga Rusia, Kazakistani, Turkmekistani, Irani dhe Azerbajxhani.

Një hapësirë e madhe e gjelbër do të jetë në dispozicion të pushuesve që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në këtë zonë gjeografike me burime të pasura.

Kjo nënkupton se ujërat e detit Kaspik janë të hapura për turistët, lundrimet me anije e jahtet luksoze. Secili mund të ketë mundësinë të njohë qytete antike, shkretëtira, riviera subtropikale e veçantinë e qendrave të qyteteve që zgjedhin.

Kështu, vendas e turistë kanë mundësinë të vizitojnë të tjera destinacione të pavizituara e të paeksplorara më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat