Fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri” - Bota Sot
Fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri”

Turizëm

Fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht temperaturave të larta, mesdita e sotme ka shënuar fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri” në qytetin e Beratit, një destinacion i përzgjedhur në paketën turistike për grupet e vizitorëve, kryesisht polakë dhe indonezianë.

Muzeu Kombëtar “Onufri”, gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër. Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të shek. XVI Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qendrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe, në anën veriore dhe dykatëshe, në anën perëndimore. Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi, duke përbërë një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin nga shek. XVIII – në shek. XIX.

Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart, si edhe të autorëve të tjerë. Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetiri. Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të trevës së Beratit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...