Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës - Bota Sot
Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës

Turizëm

Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:19
Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës

Gjiri i Dafinës një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit në Shqipëri, gjatë kësaj fundjave ka mirëpritur një grup të rinjsh, të cilët kanë eksploruar mrekullitë e këtij gjiri shumë pak të eksploruar.

Shtegu i Gjirit të Dafinës ose Shtegu i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore që shumë vizitor vendas dhe të huaj duan ta realizojnë. Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor.

Grupi i të rinjve kanë shijuar morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj., duke shijuar diellin dhe ujërat e kristalta që ky vend ka.

Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese.  Vende të pazbuluara dhe të paekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...