Drimadhes, perla e Rivierës

Turizëm

Drimadhes, perla e Rivierës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:38
Drimadhes

Nga malet e larta tek ujërat e qarta kristal, Drimadha është një nga plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare. Vija bregdetare prej 5-6 km ka nisur të mirëpresë pushuesit e parë të sezonit veror.

Për të qenë vetëm disa hapa larg detit, këta pushues kanë zgjedhur të akomodohen tek Morina Palace.

Në një sipërfaqe prej 6000 m2, që bën bashkë natyrën e bukur dhe mjediset relaksuese, ky hotel në zemër të Drimadhes ka pritur mbi 6000 turistë vetëm vitin e kaluar.

“Kemi 77 dhoma, disa tipologji dhomash, standarde, deluxe, presidenciale. Janë shumë komode dhe kryesisht familjare”, thotë Valbona Caca, menaxhere e hotelit.

Jo vetëm komoditet, por edhe relaks nën hijen e palmave dhe në pishinën që ndodhet në hyrje të hotelit.

Gatimi me specialitetet e detit mbetet kurdoherë një pikë e fortë e turizmit bregdetar.

“Kemi një menu të pasur. Janë kryesisht produktet e detit”, shton Caca.

Pijet dhe festat nuk mungojnë. Plazhi i Drimadhes, kjo perlë natyrore, duket mëse gati për një sezon të gjatë, ndërsa Morina Palace për ta bërë një eksperiencë që të mbahet mend gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat