100 fshatrat turistikë në syrin e 200 të rinjve

Turizëm

100 fshatrat turistikë në syrin e 200 të rinjve

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:33
100 fshatrat turistikë në syrin e 200 të rinjve

Promovimi i 100 fshatrave turistikë këtë herë erdhi ndryshe, përmes 200 të rinjve vullnetarë nga të gjithë qendrat rinore në të gjithë vendin.

Shërbimi Kombëtar për Rininë ka ndërmarrë nismën “Të rinojmë Shqipërinë”, e cila synon promovimin e 100 fshatrave turistike te Shqipërisë, nëpërmjet të rinjve të komuniteteve.

Në sajë të kësaj nisme, 200 vullnetarë nga qendrat rinore Tiranë, Vlorë dhe Korçë vizituan Karaburunin dhe ishullin e Sazanit, për të nxitur socializimin mes tyre dhe për të ndarë këndvështrimet me njëri – tjetrin. Ky udhëtim u zhvillua pas një sërë trajnimesh mbi vullnetarizmin dhe të folurin në publik.

Gjatë vizitës së tyre, të rinjtë qenë mjaft aktiv në valle, këngë, lojra të organizuara, dhe me ndihmën e vullnetarëve nga Vlora bënë një guidë të zonave turistike.

Ata ndane mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre dhe turistët të cilët vizitojë bukuritë e natyrës shqiptare: “Të jesh vullnetar është përgjegjësi, mundësi dhe një mënyrë për të qenë aktiv në shoqëri dhe të dobishëm për komunitetet ku jetojmë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi u shpreh se nisma të tilla janë të domosdoshme për ndërgjegjësimin e shoqërisë për të kuptuar potencialet që të rinjtë kanë nëse ju jepet hapësira të tregojnë sa vlejnë.

“Le të bëhemi të gjithë bashkë për të dëshmuar se rinia e vërtetë nuk është ajo që shpesh raportohet nëpër kronika lajmesh, ku të rinjtë pasqyrohen si dembelat që rrinë kafeneve, apo që vriten mes tyre. Të rinjtë dinë të jenë një mrekulli, kur atyre u lë hapësirat të ndihen të dobishëm. Të rinjtë janë bukuria e vërtetë e Shqipërisë sonë”, -tha Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat