Një problem serioz po shqetëson pushuesit në plazhet shqiptare - Bota Sot
Një problem serioz po shqetëson pushuesit në plazhet shqiptare

Turizëm

Një problem serioz po shqetëson pushuesit në plazhet shqiptare

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:51
Një problem serioz po shqetëson pushuesit në plazhet shqiptare

Pickimet nga mushkonjat janë kthyer në shqetësimin kryesor për pushuesit në plazhin e Semanit në Fier.

Ndryshe nga vitet e kaluara, dezinsektimi nuk është bërë në nisje të sezonit.

“Dezinsektimi nuk është bërë, ka shumë mushkonja”

“Shteti nuk ka marrë masa”

I ndodhur vetëm 18 km nga qyteti, Plazhi i Semanit mbetet një destinacion për pushime për fierakët.

Por kullat e vëzhgimit bosh i trembin.

Mungesa e vrojtuesve të licensuar, bën që më të rriturit të kthehen në roje për anëtarët e familjes.

“Prindërit rrinë ruajnë fëmijët”

“Gjithëkush të ruajë veten e vet”

Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe më në jug.

“I ka organizuar bashkia por jo fort mirë”

Në Sarandë, një pjesë e plazheve private vijojnë të shkelin rregullat duke i mbajtur kullat e vrojtimit bosh.

Andi Ahmeti / trajinues Baywatch: Ka nga ata që marrin roje detare, por roja detare bën shërbime të tjera.

Sezoni veror është tashmë në mes por siguria në plazh mbetet shqetësim thuajse në të gjithë bregdetin, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve për ndërmarrjen e masave të duhura/oranews

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...