Brenda “shtegut të Mullinjve”, një bukuri e rrallë e jugut të Shqipërisë

Turizëm

Brenda “shtegut të Mullinjve”, një bukuri e rrallë e jugut të Shqipërisë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

"Sot ndodhemi pranë Potamit të Dhërmiut dhe kemi ardhur për të eksploruar një vend shumë piktoresk dhe interesant. Ai quhet Shtegu i Mullinjve dhe është 1.5 km i gjatë përgjatë një përroi me ujë të freskët me pemë të harlisura  dhe nën cicërimin e zogjve. Shtegu i Mullinjve duket sikur po rijetësohet pasi ka nis restaurimi i mullinjve të vjetër.

Image

 

Image
Image

Kjo zonë ndodhet në fshatin e Dhërmiut dhe pritet që të kthehet në një atraksion turistik pasi po investohet edhe në infrastrukturë.

Por itinerari prej 1.5 km të Shtegut të Mullinjve finalizohet më një panoramë piktoreske siç është edhe ujëvara.

“Pasi përfunduam rrugëtimin tonë përgjatë Shtegut të mullinjve kemi mbërritur në një nga pikat më relaksuese që ia vlen të vizitohet në zonën e Dhërmiut, dhe kjo është ujëvara”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat