Propozimi i CNN, 20 qytete të bukura me pak turistë

Turizëm

Propozimi i CNN, 20 qytete të bukura me pak turistë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:46
Prishtinë

Me mbi frekuentimin nga turistët që nuk po jep shenja se po zbutet në destinacionet më të famshme të Wvropës, nuk ka patur asnjëherë një kohë më të mirë se kjo për të kërkuar opsione të mrekullueshme që tërheqin më pak vizitorë.

Nëse do të donit të udhëtonit në një destinacion të ri, pa dashur të përballeni me turma turistësh që shpalosin shkopinjtë e selfieve, siç ndodh në Venecia, Paris apo Amsterdam, CNN ju ofron një përzgjedhje të qyteteve më të bukura evropiane, me shumë pak turistë.

E në mesin e qyteteve të mrekullueshme si Orange, në Francë apo Norëich në Angli, Aarhus në danimarkë apo Antwerpin në Belgjikë, CNN sugjeron edhe dy kryeqytete ballkanike, ndër ta, Prishtina në Kosovë dhe Sarajeva në Bosnje.

Për CNN, kryeqyteti kosovar, prishtina, është një qytet i gjallë me shumë për të parë dhe për të bërë.

“Kosova, shkruan CNN nuk është zakonisht ndër destinacionet kryesore të turistëve, por nuk ka arsye përse të mos e vizitosh këtë qytet të mahnitshëm.

Ndërsa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vite më parë, ajo i është nënshtruar një transformimi gjigant. CNN propozon muzeun etnografik Emin Gjiku, muzeun e jashtëzakonshëm kombëtar të Kosovës apo librarinë unike të Prishtinës si destinacione të mundshme, pa harruar edhe parkun e Gërmisë, pak në veri të qytetit.

Ndërsa për Sarajevën, CNN shkruan se është një qytet i mbushur me arkitekturë të jashtëzakonshme. I lënë prapa nga destinacione më popullore në Kroacinë fqinje, Sarajeva, është një qytet në ringritje, i mbushur me kulturë dhe histori.

Lista e CNN vijon më pas me Malmon në suedi, Aberdeen në skoci, Bernën në zvicër, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat