ASK publikon raportin për numrin e vizitorëve të huaj dhe vendor në Kosovë

Turizëm

ASK publikon raportin për numrin e vizitorëve të huaj dhe vendor në Kosovë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:28
ASK

Në tremujorin e parë të këtij viti numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në Kosovë ishte 52.829, prej tyre 41.38 % vendorë dhe 58.62% të jashtëm, sipas raportit “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e parë 2020, të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Pjesë e anketës ishin 215 hotele që ushtrojnë veprimtari në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Numri i net-qëndrimeve ishte 85.929, prej tyre 40.87% nga vendorët dhe 59.13% nga të huajt, teksa numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre ka rajoni i Prishtinës me 20.486 vizitorë dhe 34.105 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, derisa numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Turqia dhe Gjermania.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat