Kroaci, turizëm me tenda/ Barkat dhe kampingjet shihen si rrugëdalje nga kriza

Turizëm

Kroaci, turizëm me tenda/ Barkat dhe kampingjet shihen si rrugëdalje nga kriza

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:38
Kroaci, turizëm me tenda/ Barkat dhe kampingjet shihen si rrugëdalje nga kriza

Kroacia ka kthyer sytë nga barkat dhe kampingjet në bregdetin e saj në Adriatik, 1.800 km të gjatë ndërsa po përpiqet të rikthejë në jetë sektorin e dëmtuar rëndë të turizmit.

Pasi kufizimet e udhëtimit në BE u zbutën më herët këtë muaj, të huajt me ngadalë po kthehen ndërsa operatorët turistikë po përpiqen të shpëtojnë sezonin. Barkat dhe tendat mund të jenë kura, duke i ofruar udhëtarëve distancë sociale ndërkohë që ata relaksohen në brigjet panoramike të Kroacisë.

“I vetëm, në një gji, në barkën tënde. Nuk ka distancim social më të mirë se ky. Edhe kampingu është i ngjashëm”.

Industria e turizmit në Kroaci pritet të kontraktohet deri në 70 për qind për shkak të pandemisë. Dhimbja ekonomike do të jetë sfida e parë e qeverisë së re që do të zgjidhet më 5 korrik. Ndërsa zgjedhjet afrohen, kryeministri konservator Andrej Plenkovic shpreson të përfitojë pikë nga suksesi relativ i qeverisë së tij në luftën ndaj koronavirusit, deri më tani. Me 107 viktima dhe rreth 2500 raste të koronavirusit në një popullatë prej 4.2 milionë banorësh, një ndjesi e brishtë normaliteti po rikthehet ndërsa kufijtë janë të hapur tashmë për tregjet kryesore, përfshirë Austrinë, Gjermaninë dhe Slloveninë.

Por më e rëndësishmja, sipas ekspertëve, është mbajtja e virusit nën kontroll. Pasi regjistruan vetëm pak raste që nga mesi i majit, shifrat nisën të rriteshin sërish kohët e fundit. Autoritetet kroate kanë rikthyer karantinën 14 ditore për vizitorët nga vendet fqinje të Ballkanit ku po ashtu shifrat po rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat